Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’ Connell, ka vazhduar me platformën e tij të komunikimit me qytetarët nëpërmjet pyetjeve dhe përgjigjeve në Facebook.
Një nga komentuesit pati një pyetje interesante, të cilin e interpretoi në mënyrë të mrekullueshme O’Connell.
‘’Çka mendoni për Kosovën? Dhe a mendoni që I ka punët mire?’’, ishte pyetje e një qytetari në faqen zyrtare të ambasadorit britanik.
Përgjigja e tij ka qenë epike: ‘’Kur luan Edon Zhegrova’’, duke iu referuar Përfaqësueses së Kosovës në futboll.
Kujtojmë se Ruairi O’Connell është tifoz i madh i futbollit, teksa ka përcjellur në vazhdimësi ndeshjet e ‘Dardanëve’. Klubi i tij i preferuar mbetet Evertoni. /Lajmi.net/