Ambasada amerikane në Prishtinë ka shkruar në faqen e vet në Facebook për kërcyesit në Urën e Fshajt duke shprehur mahnitjen e saj për guximin e tyre, si dhe ka treguar se si gazeta e përditshme në Uashington DC, Express, e ka përdorur foton nga kjo garë në një nga numrat e saj.
Po ashtu, ka shkruar edhe për atletët kosovarë dhe ata amerikanë që kanë udhëtuar për Rio për të garuar në Lojëra Olimpike, duke kërkuar nga të tjerët që t’iu bashkohen asaj në përkrahjen e ekipeve të Kosovës dhe ShBA-së.
Ja postimi i plotë:
Do t’i ndjekim disa nga atletet tjerë të Kosovës në Lojërat Olimpike Rio 2016 këtë fundjavë. Bashkohuni me ne për t’i uruar fat ekipit të ShBA-së dhe atij të Kosovës në Rio.





















