Sport

Alves arrin marrëveshje me klubin nga Premierliga

Dani Alves ka arritur marrëveshje me Manchester Cityn. Ai pritet të nënshkruaj kontratë dyvjeçare me ekipin nga Premierliga
Dani Alves i ka ditët e numëruara te Juventusi. Mbrojtësi brazilian shumë shpejtë do të largohet nga kampioni i Italisë, ku u transferua vitin e kaluar.

Sipas Goal.com, ish mbrojtësi i Barcelonës tashmë ka arritur marrëveshje me Manhcester Cityn, për një kontratë dyvjeçare, përcjell Express.

Kurse, ekipi nga Premierliga tashmë ka nisur bisedimet me Juvetnusin, për të gjetur një marrëveshje rreth brazilianit, i cili ka edhe një vit kontrate me ta. /Express/