Aktuale

Alternativa: PAN të zhbllokojë formimin e institucioneve

Alternativa, e cila është pjesë e koalicionit me LDK-në dhe AKR-në, ka fajësuar sot koalicionin PAN për, siç thuhet, dështimin e konstituimit të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Në një komunikatë për media, Alternativa konsideron se dështimi për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës është goditje ndaj integritetit institucional të shtetit tonë nga ana e koalicionit PAN.

“Për më tepër, sot u tregua që PAN nuk e ka shumicën e deklaruar parlamentare për themelim të institucioneve”, thuhet në komunikatë.

Alternativa i bën thirrje koalicionit PAN që mos të mbajë peng dhe të bllokuar procesin e konstituimit të Kuvendit, por që sa më parë të propozojnë kandidat konsensual për kryetar të Kuvendit, që do të kishte mbështetjen e shumicës së deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

the authorE B