Sport

Allegri tregon pse e ka lënë Higuainin në bankë

Sulmuesi argjentinas e nisi derbin ndaj Interit nga banka e rezervistëve.

Pas humbjes nga Interi, trajner i Juventusit, Massimiliano Allegri ka marrë kritika të shumta për formacionin me të cilin luajti në Derbin e Italisë.

Allegri la në bankë Gonzalo Higuainin dhe në vend të tij vendosi të luajë me Mario Mandzukiq, por kjo zgjedhje nuk dhuroi rezultat për Zonjën e Vjetër.

Megjithatë, Allegri arsyeton vendimin e tij dhe mendon se nuk është faji i përzgjedhjes së lojtarëve në sulm, ai i cili ndikoi në rezultatin e ndeshjes, transmeton KosovaPress.

“Mendova që do të luanim një ndeshje fizike dhe për këtë inkuadrova Mandzukiqin, por edhe Higuain i pati minutat e veta”, ka thënë Allegri për Gazzetta dello Sport.

“Jam i bindur se skuadra me të cilën e filluam ndeshjen ishte e duhura. Edhe po ta lija Marion jashtë, ju do të më pyesnit pse nuk luajti ai”, ka përfunduar trajneri i Juves.