Sport

Allegri kritik edhe pas fitores së Juventus-it

Menaxheri i Juventus-it, Massimiliano Allegri e ka kritikuar skuadrën e tij edhe pas fitores 3-1 ndaj Sassuolo-s.

Dy gola nga Dybala e kaluan ‘Zonjën e Vjetër’ në epërsi 2-0, por ata shpejt pësuan një gol për ta lejuar Sassuolo-n të rikthehet në lojë, shkruan KosovaPress.Megjithatë, Dybala shënoi përsëri për të kompletuar het-trikun e tij, dhe për t’ia dhuruar fitoren e radhës Juventus-it.

Kjo nuk i ka pëlqyer Allegri-t, i cili ka thënë se ekipi i tij e humbi koncentrimin, gjë e cila sipas tij nuk duhet të ndodhë në ndeshjet e tjera. /KosovaPress/