Sport

Allegri ka një lajm aspak të mirë për Ronaldon

Maxi Allegri është deklaruar para ndeshjes në Serie A.
Juventus do të përballet me Atalantan në kuadër të javës së 18-të në Serie A, ndërsa Maxi Allegri ka dhënë deklaratën e tij rreth ndeshjes.

Trajneri italian ka thënë se Crisitnao Ronaldo do të qëndroj në stol, duke shpjeguar më tej se përse e mori atë vendim.

“Për herë të parë unë dhe CR7 do ta shikojmë ndeshjen së bashku nga bankina”, ka thënë Allegri para ndeshjes ndaj Atalantas, transmeton lajmi.net.

“Jam shumë i kënaqur me atë që është duke bërë, është nisja e tij më e mirë nëse i shikojmë statistikat. Por, unë dua që ai të jetë në top formë në mars, kur sezoni hyn në një periudhë vendimtare”, u shpreh strategu i “Bianconerëve”. /Lajmi.net/