Sport

Allegri: Juve e shëmtuar

Max Allegri ka treguar se është i zhgënjyer me skuadrën e tij Juventus pas barazimit 1-1 me Sporting.

“Rezultati ishte gjëja e vetme e mire mbrëmë”, ka thënë ai, transmeton Express.

Një fitore do t’ia kishte siguruar Juventusit kalimin në rundin tjetër të Ligës së Kampionëve, por Bruno Cesar i befasoi vendasit duke shënuar për 1 me 0, ndërsa Gonzalo Higuain e shpëtoi skuadrën italiane nga disfata duke e barazuar rezultatin më vonë.

“Është zhgënjyese, sepse kishim mundësi ta siguronim kualifikimin dhe nuk e bëmë. Tash e kemi Barcelonën e më pas Olympiakosin, prandaj gjithçka është e paqartë”, ka thënë Allegri për MEdiaset Premium.

Ai beson se Juve është dashur të jetë më e organizuar.

“Jam i zhgënjyer sepse pjesa e parë ishte e shëmtuar, por do ta marrim këtë rezultat i cili ishte gjëja e vetme e mirë sonte”, ka shtuar ai. /Express/