Massimiliano Allgeri ka folur për sulmuesin Paulo Dybala, i cili ka humbur dy penallti në minutat e fundit, kundër dy portierëve shqiptarë, Etrit Berisha dhe Thomas Strakosha
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri e ka pranuar se Paulo Dybala do të vazhdojë t’i godas penalltitë, pavarësisht se ia ka humbur skuadrës së tij 4 pikë.
Por, Allegri thotë se Dybala nuk do t’i godas penalltitë, vetëm atëherë kur përballë ka një portier shqiptarë.
“Dybala u rikthye të enjten dhe ka bërë vetëm gjysmë seance stërvitore. Do vazhdojë t’i godasë ai penalltitë”, tha Allegri.
“Paulo duhet të qëndrojë i qetë, në futboll këto janë momentet që duhen përballuar me më shumë qetësi. Por, herën tjetër që do jetë një portier shqiptar në portë, nuk do e lejojë ta godasë penalltinë”.
Dybalas fillimisht ia kishte pritur penalltinë Etrit Berisha në minutën e 84 në barazimin 2:2, ndërsa mbrëmë Thoas Strakosha e priti penalltinë në minutën e 96. Për t’ia dhuruar fitoren skuadrës së tij 1:2 në Torino. /Express/