Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, ka thënë se është shumë i lumtur me titullin e fituar.
‘Zonja e Vjetër’ dje festoi titullin e gjashtë radhazi në Seria A, të tretin nën drejtimin e Allegrit.
Tekniku italian shprehet mjaft i lumtur për titullin, por kërkon përqëndrim të vëmendjes në finalen e Cardifit. “Jam shumë i lumtur për titullin e fituar.
Është trofeu i dytë brenda javës, por ai më i rëndësishmi do të diskutohet më datë 3 qershor, ndaj Realit”, tha Allegri.
Allegri, i cili ka fituar katër tituj të Serisë A në karrierën e vet, një më Milanin dhe tre me Juventusin thotë se titulli i fituar me ‘Rossonerët’ është më i veçanti.Por cili ka qenë më i veçanti? “Çdo titull është i rëndësishëm. Më i veçantë ishte ai me Milanin, pikërisht se ishte i pari që fitoja”, u shpreh Allegri.