Sport

Alexandre Lacazette mungon ndaj Man Utd?

Alexandre Lacazette është lënduar në ijë gjatë fitores 5 me 0 të Arsenalit ndaj Huddersfieldit.

Trajneri Arsene Wenger ka konfirmuar pas ndeshjes se sulmuesi francez mund të qëndrojë “për një kohë” jashtë fushës, transmeton portali arbresh.info.
Ish ylli i Lyonit realizoi golin e epërsisë në Emirates pas vetëm tre minutave lojë.

Megjithatë, pas përfundimit të pjesës së parë, Wenger e zëvendësoi atë me sulmuesin tjetër francez Olivier Giroud.
26-vjeçari besohet se do të mungoj në ndeshjen e së shtunës kundër Manchester United./arbresh.info/