Legjenda e Juventusit, Alessandro Del Piero, ka lavdëruar sulmuesin e Juventusit, Paulo Dybala.
Ish kapiteni i “Bianconerëve” ka vetëm fjalë të mira për argjentinasin i cili realizoi het-trik në fitoren ndaj Sassuolos me rezultat 3:1, të dielën në Serie A.
Për më tepër, Del Piero ka analizuar golin e Dybalas nga goditja e lirë.
“Nuk është e thjeshtë, Dybala realizoi në mënyrë të përkryer, ai i ka mjeshtëruar ekzekutimin e tyre”, deklaroi Del Piero për mediat italiane.