Aktuale

Aleatët i përvishen keq Bashës: Shkëputu nga Rama, po bëhesh qesharak

Ndërkohë që PS dhe Rama po bëjnë rregullimet e fundit në lidhje me qeverinë e re, aleatët e PD-së po I bëjnë presion Bashës të tërheqë ministrat teknikë nga qeveria.

Shehi theksoi se Lulzim Basha, duke mbajtur ministrat në qeveri, po dëmton opozitën dhe po i bën qesharake aksionet e saj. Aleati i demokratëve tha se ministratteknikë rrinë kot në qeveri, ndërkohë që nuk i shërbyen qëllimit për të cilin u emëruan: atë të mbrojtjes së votës.

Për Shehin, Basha duhet t’i largojë sa më parë ministrat teknikë për të dhënë një mesazh politik për opozitë të fortë, pasi në të kundërt qëndrimi i tyre do t’i bëjë qesharake aksionet e ardhshme.“Aksion opozitar me ministra brenda në qeveri nuk bëhet. Ministrat s’kanë ça bëjnë atje. Atje rrinë kot. Domethënë, në njëfarë mënyre, vënë në dyshim gjithë idenë e koalicioneve me PS-në. Paragjykojnë gjithashtu edhe rolin e opozitës”, ka thënë Shehi, shkruan Panorama.

Me moslargimin e ministrave, sipas Dashamir Shehit po i lihet terren i lirë Lëvizjes Socialiste për Integrim që, sipas tij, po vetemërohet si opozita e re. Por ai e ka quajtur si absurd qëndrimin e LSI-së, duke thënë se s’mund të bëjë opozitën pa dhënë prova, pasi 4 vite ishte pjesë e pushtetit.“S’ka pse të ndodhë. Në cilin vend ndodh kjo? Është qesharake. Deri dje ishe në pushtet dhe nesër bëhesh opozitë, a thua se kjo është me vetemërim apo me vetëdeklarim?! Kjo ndodh pikërisht për këtë punë, se zoti Basha mban ministrat në qeveri… Këto janë fenomene që paragjykojnë opozitën e ardhshme, prandaj një orë e më parë duhet të largohen”, ka thënë deputeti i PD-së.

the authorE B