Në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, kandidati për kryetar të Lëvizjes, Albin Kurti, sot prezanton platformën e tij.
Prezantimi do të bëhet në “Sallën e Kuqe”, tek Pallati i Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 15:00.
Njëkohësisht Kurti është kandidati i vetëm për kryetar të Lëvizjes.
Së fundmi, Vetëvendosja u përballë me një krizë të brendshme, e cila rezultoi se disa dorëheqje radhazi të anëtarëve të saj, nga pozitat që kishin.