Sulmusi kosovar, Albian Ajeti në afatin kalimtar të janarit, do të kalojë te klubi i cili u rrit si futbollist, Fc Basel.
Ajeti ne Basel do të kalojë nga skuadra tjetër zviceriane, St Gallen.
Në një prononcim për Gazetën KNN, Ajeti shprehet i lumtur për rikthimin te ish-klubi i tij.
“Jam shum i lumtur që pas një periudhe të shkurtër kohore u ktheva sërish në Basel. Kthimi në Basel vjen si rezultat i një pune të palodhshme dhe formës së mirë në të cilën po kaloj”, i tha sulmesi kosovar Gazetës KNN.