ShowBiz

Albatriti tejet romantik, kështu e uron bashkëshorten për ditëlindje

Martesa e tyre ishte ndër më të përfolurat në mediet rozë.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Albatrit Muqiqi dhe bashkëshorten e tij Egzonën të cilët kanë pothuajse 1 vit martese, transmeton Gazeta Express.

Çifti më simpatik i estradës janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin dhe këtë më së miri mund ta vëreni përmes imazheve të shumta që ata publikojnë në rrjetet sociale.

E për ta sot është një ditë feste. Kjo për faktin pasi që sot feston ditëlindjen Egzona.

Në një datë kaq të rëndësishme, natyrisht nuk ka si të mungoj edhe një urim i bukur nga Albatriti.

Ai në llogarinë e tij në Instagram ka postuar një fotografi nga babina e Egzonës që kishte organizuar për lindjen e vajzës Amelian.

“Urime ditelindjen zemer pritshim edhe shume e shumee tjera se bashku me vajzen tonë Amelia Te duaamm shummëë mami”, kishte shkruar ai.

the authorE B