Ata janë njëri nga çiftet më simpatik në estradën kosovare.
Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur Albatrit Muqiqi dhe bashkëshorten e tij Egzonën, transmeton Gazeta Epxress.
Pas angazhimeve të shumta në sezonin veror të Albatritit, dyshja e njohur kanë shkuar në pushime.
Albatriti e Egzona këto ditë janë duke pushuar në Stamboll të Turqisë dhe sipas fotografive që po publikojnë në rrjetet sociale ata duken se po kalojnë shumë mirë atje.
Ky nuk është pushimi i parë për këtë vit, pasi që pak kohë më parë ata ishin edhe në Ulqin.
Kujtojmë se çifti i njohur muaj më parë janë bërë prindër të një vajze shumë të ëmbël që e pagëzuan me emrin Amelia./Gazeta Express/