Miriam Cani e ka cilësuar gjithmonë ardhjen në jetë të vajzës së saj Ameli si një bekim.
Plot 2 vite larg skenës ajo ka gjetur frymëzimin e duhur për t’iu përkushtuar jetës së saj profesionale.
Miriami ka kujtuar se më 28 nëntor, Ameli mbush 2 vjeç, datë kjo që përkon me ngritjen e flamurit në Vlorë.
Miriami ka zbuluar dhe një episod të ndodhur gjatë lindjes së vajzës.
‘Në fakt unë shkova në spital në datë 27, por ka qenë një lindje e gjatë’ tha Miriami.
Ndërkohë në stuadio i kujtuan faktin se Albani nga Vlora nuk mund ta silltë në jetë vajzën në një datë tjetër.
‘Të keqen babi prit edhe 20 orë. E kupton 20 orë kontraksione që të arrijmë datën 28.’ kishte thënë Albani ndërkohë që Miriami ishte shtruar në spital. /Gazeta Express/