Ai është një emër i ri në skenën muzikore shqiptare, por gjithmonë merr vëmendjen me postimet që bënë, shkruan GazetaBlic.
E tash, këngëtari shqiptar Alban Ramosaj i cili shquhet për provokime dhe që nuk heziton t’i tregojë linjat e ndërtuara të trupit, ka nxjerrë një imazh të ri në llogarinë e tij.
Aty ku ndiqet nga më shumë se 79 mijë ndjekës, ai sot ka publikuar një imazh ku shihet i shtrirë në shkëmbinjtë e një plazhe teksa mbi trupin e tij shihet edhe modelja, Alesia Noka.
Noka, për ju që nuk e njihni është modele e cila ka qenë prezent edhe në klipet e këngëtarëve, Noizy dhe Bruno. Ajo është një vajzë e lezetshme dhe gëzon linja të përsosura trupore e po ashtu edhe një fytyrë të bukur.