Aktuale

Alarmante, 215 denoncime për blerje votash

Vetëm pak orë na ndajnë nga nisja e proçesit zgjedhor ku qytetarët shqiptar do të zgjedhin sërish kush do t’i qeverisë gjatë 4 viteve të ardhshme.

Pavarësisht se sot është heshtje zgjedhore, situata politike nuk ka qënë aspak e qetë. Deri më tani janë arrestuar 5 shtetas dhe janë denoncuar shumë raste të tjera për blerje votash.

Gjithashtu, 215 informacione janë marrë për verifikim nga strukturat e posaçme të ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit sa i takon shi-blerjes së votës.

“4 ditë pas miratimit te platformës telefonike (069 413 7777, sms, Ëhatsapp/Viber) nga ministri Demiraj, për raportimin e rasteve të shit-blerjes së votës, përfshirjes së punonjësve të policisë në mbështetje të subjekteve elektorale dhe për të gjithët krimet e tjera elektorale, -sipas burimeve, ka pasur mbi 215 informacione që janë marre për verifikim nga strukturat e posaçme të ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit.

Të gjitha informacionet ruhet ne konfidencë të plotë dhe trajtohen me përparësi”,- thuhet në njoftimin për media.

the authorE B