Aktuale

Alarm për bombë në Elbasan

Policia shqiptare njoftoi të shtunën për një mjet të dyshimtë të gjetur pranë teatrit “Skampa” në Elbasan.

Një alarm për bombë ka ngritur në këmbë policinë e Elbasanit. Informacionet paraprake bëjnë të ditur se është gjetur një çantë e dyshimtë.

Policia ka rrethuar zonën dhe tashmë priten ekspertët për hapjen e kontrolluar të çantës.

the authorE B