Rajon & Botë

Alarm për bombë: Mbyllet serish stacioni i metros në Shën Petersburg

Është mbyllur stacioni i metros “Sennaya Ploshchad” në Shën Petersburg pas një thirrje telefonike anonime për një sulm tjetër të mundshëm, raporton agjencia e lajmeve e Rusisë, RIA.

Ndërsa agjencia tjetër, Interfax, raporton se i ka parë disa automjete të zjarrfikësve jashtë këtij stacioni, përcjell Express.

Kujtojmë se 14 persona janë vrarë dhe 40 të tjerë janë plagosur dje në një shpërthim me bombë po në këtë stacion metro./Express/

the authorE B