Ylli i Bayern Munichut ka reaguar pas shortit të hedhur sot në Nyon të Zvicrës.
Arsenali dhe Bayern Munichu janë dy kundërshtar të njohur mes vete, pas që vitet e fundit janë përballur shumë herë mes vete.
Rreth duelit me ‘Topçinjtë’, ka reaguar David Alaba, i cili me një postim në Twitter ka komentuar duelin e ardhshëm të bavarezëve në Ligën e Kampionëve, transmeton KosovaPress.
“Sikurse nuk e dinit, është Arsenali përsëri! Mezi e pres këtë ndeshje”, ka shkruar Alaba.