Rajon & Botë

Akuzohet për sulm nervor ushtaraku rus i dekoruar nga Putini

Mediat britanike shkruajnë se shtetasi rus i akuzuar për sulmin me agjent nervor në Sallsbëri të Anglisë është oficer ushtarak i dekoruar nga presidenti rus, Vladimir Putin.

Autoritetet në Britani e kanë identifikuar një prej të dyshuarve si Ruslan Boshirov.

Putin kishte deklaruar më herët se Boshirov është civil, çka duket se nuk është e vërtetë.

Megjithatë, ueb-faqja Bellingcat thotë se Boshirov është oficer i inteligjencës dhe se emri i tij i vërtetë është kolonel Anatoliy Chepiga. Ai ka shërbyer në Çeçeni dhe Ukrainë dhe është shpallur “hero i Federatës Ruse” më 2014, raporton Bellingcat.

Zyrtarët britanikë nuk i konfirmuan raportet, ndërsa zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, i hodhi poshtë ato. Nga sulmi në Sallsbëri, në mars të këtij viti, është helmuar ish-spiuni rus, Sergei Skripal, dhe vajza e tij Yulia. /REL

the authorE B