Rajon & Botë

Akuzoheshin për përdhunimin e 15 vjeçare, gjykata shpall të pafajshëm 4 djelmoshat

Gjykata të mërkurën ka shpallur të pafajshëm katër të rinj të cilët akuzoheshin për përdhunimin e një adoleshenteje 15 vjeçare gjatë një ndeje në një shtëpi në “New South Wales”, në Australi.

Christian Dickens 22 vjeç, Aaron Jensen 23 vjeç dhe dy djem 21 vjeçarë akuzoheshin për dhunë seksuale të ushtruar ndaj të miturës në një shtëpi malore në vitin 2012.

Aaron Jensen pas pesë viteve:

Thuhet se vajza kishte pirë atë natë, belbëzonte dhe kishte nevojë për ndihmë për të ecur.

Policia vizitoi shtëpinë atë natë, por Jensen dyshohet se e mbuloi gojën e vajzës dhe i tha asaj të heshte dhe të rrinte qetë, transmeton Indeksonline.

Pas 5 vjet padie dhe pas shumë seancave gjyqësore ata u liruan më 27/07/2017./Indeksonline/

the authorE B