Courtney Cox ka vendosur të mos bëjë më “fillers” madje të heq dorë plotësisht prej tyre pasi kështu ndihet më e bukur dhe origjinale. Në një intervistë të sinqertë, ylli i “Friends” deklaroi publikisht se arriti në një pikë aq sa nuk i pëlqente aspak fytyra e saj pasi bëri disa herë ndërhyrje pas ndërhyrjeje.
Duke i përdorur ato për vite me rradhë për të parandaluar procesin e plakjes, Courtney, 53 vjeç, tani është gati të përqafojë moshën e saj. “Kam hequr dorë përfundimisht prej tyre. Tani ndihem më mirë, sepse dukem si unë, si personi që isha përpara këtyre ndërhyrjeve. Jam ndjerë si dikush tjetër me këto mbushës dhe nuk po e kuptoja sa e varur po bëhesha ndaj tyre. Dua që të më rikthehet fytyra ime.”, është shprehur aktorja.
Cox ka folur gjithashtu për jetën dhe planet e saj dhe të dashurit Johnny McDaid. Shumë shpejt planifikojnë të bëhen prindër.
“Do të doja të kisha një fëmijë tani. Mund të dukem pak e moshuar por unë dhe i fejuari im e duam shumë këtë.”, ka përfunduar Courtney./Blitz