ShowBiz

Aktori i “Portokallisë” feston ditëlindjen, kolegët e surpriza pafund për të (Foto)

Prej ditësh tashmë aktorët e “Portokallisë” vijojnë turin në qytete të ndryshme të vendit duke dhuruar performancat e tyre.

Këtë herë ata ndodhen në Bulqizë dhe njëri prej tyre ka festuar edhe ditëlindjen me këtë rast. Bëhet fjalë për moderatorin dhe aktorin Salsano Rrapi.

Kolegët e kanë surprizuar me dy torta, një e sjellë nga aktori Gaz Paja dhe tjetra nga Florian Binaj.

“Ja sa te mire i kam koleget dhe mikun tim Rim Spahiu. Ma festojne ditelindjen edhe ne Bulqize. Ju perqafoj te gjitheve… Kjo eshte torta e Florian Binajt per mua. Gjithmone i vecante ne ditelindjen time. Perqafime Flor. Falenderoj Gaz Pajen, per torten nr 2 speciale Çfare do pish Gazi? Puc puc,”-ka shkruar aktori krahas fotove të publikuara në rrjete sociale./Gazeta Express/

the authorE B