“O sa mirë” është shndërruar në sensacionin e fundit televiziv në Kosovë. Ky është absolutisht seriali më i ndjekur i momentit.
Me një kast aktorësh me dhe pa përvojë, “O sa mirë” po ja del suksesshëm ta bëjë diferencën mes produksioneve të tjera.
Në këtë seri spikat veçanërisht loja e Adriana Matoshit, që e luan “Sasen”. Në të vërtet, që nga inkuadrimi i saj në serial, interesimi ka arritur në shkallë jashtëzakonisht të kënaqshme, shkruan “Kosovarja”.
Siç shihet nga foto e fundit, seria e re është xhiruar në spital. Premtohen batuta pa fund edhe këtë herë.