Aktuale

Aktivisti i VV-së Shpend Ahmetit: As milionat e Devollëve nuk do ju shpëtojnë

Kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti po akuzohet nga ish partiakët e tij se po hesht karshi shkeljeve ligjore që po behën në Ndërmarrjet Publike.Sipas Egzon Azemit nga Lëvizja Vetëvendosje, Ahmeti është i informuar për shkeljet ligjore që po bëhen në këto ndërmarrje por se po bashkëpunojnë edhe me pushtetin dhe nuk po i frikësohen ligjit.Azemi ka thënë se as parat e Devollëve nuk do i shpëtojnë ata.

“Shpendi po vazhdon të heshtë edhe pse po e di mjaftë mirë se në Ndërmarrjet Publike po bëhen shkelje ligjore!Pa mbajtur fare mbledhje të aksionerëve, aksionarët e kllikës po caktojnë borde të përkohëshme duke shkelur ligjin, por ata tashmë në aleancë me pushtetin s’kanë frikë nga ligji i shtetit tonë të kapur.Por as milionat e devollëve e as projektet tjera s’do ju mbajnë gjatë rehat. Përballë popullit jeni thjeshtë milingona.” ka shkruar Azemi në facebok./GazetaBlic./

the authorE B