Aktuale

Aksidentohet derisa ikte nga Policia, lëndohet një policë

Një person është arrestuar në Viti, pasi që i njëjti nuk i ka respektuar urdhrat e policit për t’u ndalur me veturë i cili më pas gjatë ikjes është aksidentuar, ndërsa zyrtarët policia gjatë arrestimit të të dyshuarit kanë pasur rezistencë.

Sipas Policisë, si pasojë e rezistencës një zyrtar policor ka pësuar lëndime të dorës ku dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje./KosovaPress/

the authorE B