Të enjten në rrugën “Nëna Terezë” në Fushë Kosovë është raportuar se ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave civile. Deri tek aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën BMË me targa të huaja, është aksidentuar me veturën BMË po ashtu me targa të huaja që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar.
“Si pasojë e aksidentit viktima pëson lëndime trupore dhe i njëjti dërgohet për tretman mjekësor. I dyshuari është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje”, njofton policia./Express