Një person që kishte marrë lëndime në një aksident trafiku që ka ndodhur me 21.08.2017 në fshatin Bukosh të Vushtrrisë, ka vdekur në spitalin e Novi Sadit, transmeton Indeksonline.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se viktima ka ndërruar jetë të enjten ndërsa me
urdhër të prokurorit, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje personi që ka shkaktuar aksidentin./Indeksonline/