Sot në orën 13:20 ka ndodhur një aksident trafiku në lagjen Veternik të Prishtinës. Në aksident janë përfshirë një autobus, një kamion dhe dy vetura- ka njoftuar për Express, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
Ahmeti ka thënë se nga ky aksident është lënduar një person i cili është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor.
Aksidenti i sotëm në Veternik ka shkaktuar kolonë të gjatë. /Gazeta Express