Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Lipovec të Gjakovës ku sipas Policisë i dyshuari , derisa ishte duke drejtuar traktorin, është aksidentuar me një veturë.
Si pasojë, lëndime trupore ka pësuar një pasagjer dhe i njëjti është dërguar për tretman mjekësor në spitalin e Gjakovës.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është duke u hetuar./KosovaPress/