Në fshatin Shtitaricë të Vushtrrisë gjatë ditës së djeshme ka ndodhur një aksident trafiku mes dy automjeteve.
Si pasojë e kësaj lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit e veturave dhe një pasagjer, transmeton Indeksonline.
Të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në QKUK dhe rasti vazhdon të hetohet në procedurë të rregullt./Indeksonline.