Një aksident trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm brenda oborrit të Kuvendit të Kosovës.
Në aksident janë përfshirë dy vetura të cilat kanë pësuar dëme të konsiderueshme materiale, transmeton Indeksonline.
Vetura e llojit ‘Vectra’ është pronë e Shefit të Grupit Parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti.
Indeksonline u sjell edhe disa fotografi nga ky aksident: