Aktuale

Aksident trafiku në autostradë, një person i lënduar

Sot në autostradën “Ibrahim Rugova” ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy veturave, nga i cili ka mbetur i lënduar një person.

Aksidenti ka ndodhur në rajonin e Malishevës, rastin për Express e ka konfirmuar Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Malishevës, Bajram Krasniqi.

“Sot ka ndhodhur një aksident në rajonin e Malishevës, në mes të dy veturave. Një person është lënduar. Njëra veturë ka ikur nga vendi i ngjarjes, por më pas kemi arritur që ta ndalojmë”, ka thënë Krasnuiqi./GazetaExpress

the authorE B