Aktuale

Aksident i tmerrshëm në Mitrovicë, skuteri përplaset me veturën (VIDEO)

Në magjistralen Adriatiku mnë Mitrovicë, ka ndodhur një aksident trafiku.
Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e së martës, ku një ngasës skuteri si pasojë e pakujdesisë në trafik, është përplasur në mes të rrugës me makinën e tipit Passat, njofton Klan Kosova.

Mësohet se ngasësi kishte pësuar lëndime trupore ku dhe ishte dërguar për trajtim mjekësor.

Gjendja e tij raportohet se është jasht rrezikut për jetë.

Videoja e cila është dërguar në adresë të Klan Kosovës, tregon më së miri momentin e aksidentit.

the authorE B