Aktuale

Aksident i rëndë, dy të lënduar (Foto)

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur në mbrëmjen e sotme në rrugën Prishtinë – Pejë, në mes fshatit Gllarevë dhe të ashtuquajturës Kodra e Dollcit.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një kombi-bus, ku dy presona kanë mbetur të lënduar, raporton KosovaPress.

Të lënduarit gjendeshin në veturë dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në qendrën spitalore.

KosoavPerss mëson se aksidenti ka ndodhur për shkak të mospërshtatjes me kushtet atmosferike.

the authorE B