Aktuale

Aksident në Vushtrri, nëntë të lënduar

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka ndodhur një aksident në Smrekonicë të Vushtrrisë, ku kanë pësuar lëndime nëntë persona.

“Raportohet se ka ndodhur një aksident trafiku në mes dy veturave. Deri te aksidenti ka ardhur kur i dyshuari mashkull K-Shqiptar duke lëvizur me veturën me targa lokale nga pakujdesia dhe mos mbajtja e distancës godet veturën tjetër me targa lokale që drejtohej nga viktima mashkull K-Shqiptar. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar nëntë pasagjerë në të dy veturat dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Mitrovicës”, thuhet mes tjerash në raportin policor. /Indeksonline/

the authorE B