Sot rreth orës 7:20 ka ndodhur një aksident në rrugën Prishtinë -Fushë Kosovë, konkretisht te Terminali Doganor “Devolli”.
“Aksident në 7:20 te terminali doganor Devolli, përveç shoferit që ka marrë lëndime të lehta nuk ka të lënduar tjerë”- ka njoftuar një lexues i Gazetës Express nga vendi i ngjarjes.
Ndërkohë, policia ka dalë në vendin e ngjarjes.