Aktuale

Aksident në Prizren, pesë të lënduar

​Pesë persona janë lënduar pas një aksidenti trafik që ka ndodhur të enjten në mes të dy automjeteve në rrugën “Westley Clark” në Prizren.
Në raportin e Policisë thuhet se katër prej të lënduarve në aksidentin në fjalë pas tretmanit mjekësor janë liruar, ndërsa njëri prej tyre është dërguar në spitalin e Prizrenit për trajtim të vazhdueshëm mjekësor.

Gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur dhjetëra aksidente rrugore, një prej të cilëve ka rezultuar me vdekjen e një personi.

the authorE B