Aktuale

Aksident në Prekaz, lëndohen një mashkull dhe një femër

Një aksident trafiku me lëndime në njerëz ka ndodhur të enjten në fshatin Prekaz të Skenderajt.

Policia e Kosovës ka njoftuar se aksidenti ka ndodhur në mes të dy automjeteve.

Përveç dëmeve materiale lëndime trupore kanë pësuar një mashkull dhe një femër, ku njëri prej tyre është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të nevojshëm mjekësor.

the authorE B