Aktuale

Aksident mes traktorit dhe automjetit

Dje rreth orës 08:30, në fshatin Stanovc të Vushtrrisë, ka ndodhur një aksident mes një automjeti dhe një traktori.
Policia në raportin 24 orësh ka njoftuar se i dyshuari deri sa ishte duke drejtuar automjetin, dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë së lëvizjes me kushtet e rrugës ka goditur traktorin.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person në automjetin e të dyshuarit, i cili ka pranuar tretman mjekësor.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe prokurori.

the authorE B