Aktuale

Aksident mes autobusit dhe veturës

Policia raporton se dje pasdite në fshatin Kushnin të Hasit të Prizrenit ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një veture dhe një autobusi.

Si pasojë e aksidentit drejtuesi i veturës dhe tre pasagjerët e tij pësojnë lëndime trupore dhe të njëjtit dërgohen për tretman mjekësor në spitalin e Prizrenit, ndërsa drejtuesi i veturës për shkak të lëndimeve të rënda dërgohet në QKUK për shërim të mëtutjeshëm./KosovaPress/

the authorE B