Aktuale

Aksident i rëndë në rrugën Prishtinë-Lipjan, digjet vetura

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në rrugën Prishtinë-Lipjan.
Sipas pamjeve që një lexues i ka dërguar redaksisë së “Indeksonline”, shihet vetura tejet e dëmtuar dhe njësitet përkatëse që gjenden në vendin e ngjarjes.

Vetura duket se është djegur dhe zjarrfikësit kanë shkuar tek vendi ku ka ndodhur aksidenti, përkatësisht te pika e re e “KFC”, në afërsi të HIB Petrolit.

the authorE B