Aktuale

Aksident me fatalitet në Drenas

Një person nga fshati Tërstenik i Drenasit ka vdekur pasi është goditur nga një veturë-kombi.

Sipas njoftimit të policisë, drejtuesi i veturës nga pakujdesia ka goditur këmbësorin, i cili në QKUK është dërguar pa shenja jete.

“I dyshuari mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke drejtuar veturën-kombi nga pakujdesia ka goditur këmbësorin mashkull K-Shqiptar. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe i njëjti sipas mjekut, është sjellë pa shenja jete në QKUK”, thuhet në njoftim.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje.

the authorE B