Një aksident trafiku në fshatin Llapushnik të Drenasit ka përfunduar me fatalitet, gjatë ditës së djeshme. Policia ka njoftuar se viktima mashkull ka shkaktuar vetë-aksident dhe pasi është dërguar në QKUK ka ndërruar jetë, transmeton Gazeta Express.
“Fsh.Llapushnik 02.03.2018-02:40. Raportohet se viktima mashkull K-Shqiptar përderisa ishte duke lëvizur me veturë, është vetë aksidentuar me ç’rast i njejti ka pësuar lëndime trupore. Viktima është dërguar ne QKUK ku dhe ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kosovës vazhdimisht po bën apel për kujdes në komunikacion. Për shkak të moskujdesit në trafik numri i aksidenteve me fatalitet është rritur kohëve të fundit./Express