ShowBiz

Aksesori i këngëtares u bë simbol i zisë në botë (Foto)

Një foto e botuar nga Ariana Grande në Instagram: kopertina e albumit të saj të tretë “Dangerous Woman”.

Rrethi i flokëve me veshë, aksesor shumë e dashur nga popstari Ariana Grande, të cilin e vë edhe në fotografinë e kopertinës së albumit të saj të fundit “Dangerous ëoman”, në rrjetet sociale është shndërruar në një shirit të zi simbol i zisë. Shumë nga fanset e pranishme në koncert mbanin veshë maceje e lepuri, e poashtu edhe në fanella dhe manifeste.

Kjo pasi në Machester Arena, ku këngtarja amerikane kishte mbajtur koncertin e saj, ndodhi një sulm terrorist në të cilin u vranë 22 persona dhe u lënduan 59 të tjerë.

Këngëtarja ka shkruar në rrjete sociale se ndihet shumë keq për shkak të sulmit dhe se ka mbetur e shokuar. Ariana Grande ka pezulluar turin e saj pas ngjarjes së djeshme.

the authorE B