ShowBiz

Ajola një amvisë e përkryer…por Veliaj ha sufllaqe

Kryetari i Bashkisë Erion Veliaj ka qenë i ftuar gjatë ditës së sotme në emisionin “Vila 24” në “News24”.

Krahas anës profesionale ai është shprehur për për disa aspekte personale ku ka treguar një pjesë të rutinës së tij.

Veliaj është shprehur se gjatë kësaj periudhe në Bashkinë e Tiranës ai ka drekuar vetëm dy herë në shtëpi dhe pjesën tjetër në Bashki duke konsumuar ushqime të shpejta si sufllaqe dhe sanduiç.

Sa i përket gatimit ai ka theksuar se nuk është i prerë për diçka të tillë por ndihet me fat pasi bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa është një kuzhiniere e përkryer. “Ajola është super në gatim edhe në gjëra me fantazi, por edhe të thjeshta si Imam bajalldi, Barbunja, më ka parë Zoti nga kjo,”-përfundoi kryetari i Bashkisë./Gazeta Express/

the authorE B